Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Irani: 78 të vdekur nga sulmet barbare të Izraelit, shumica gra e fëmijë

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, ka denoncuar në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmin e Izraelit, duke e cilësuar atë si “barbar dhe kriminal”.

Ai ka thënë se ky sulm ka shkaktuar vdekjen e 78 personave, shumicën e të cilëve i përkisnin gruas dhe fëmijëve.

“Shumica e të vrarëve ishin gra e fëmijë,” ka theksuar Iravani, duke nënvizuar se Izraeli ka kryer një akt agresioni duke qëlluar mbi qendra civile, raporton AssociatedPress.

Ai e cilësoi këtë si “një akt të qartë të terrorizmit shtetëror dhe një shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare”.

Ambasadori i Iranit gjithashtu deklaroi se pas sulmeve janë lënduar edhe 320 persona.

Tags: