Lajme

Irani dhe SHBA-ja bien dakord të zhvillojnë bisedime bërthamore të premten në Oman

Bisedimet bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillohen të premten në Oman, tha ministri i jashtëm iranian, ndërsa tensionet midis vendeve mbeten të larta.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një paralajmërim të prerë Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përpara bisedimeve.

“Do të thoja se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, tha Trump për Khamenein në një intervistë me NBC News.

Turqia kishte punuar prapa skenave për të organizuar bisedime në Stamboll me vendet e rajonit që merrnin pjesë dhe diskutimet u përqendruan në çështje si programi i raketave balistike të Iranit dhe shqetësime të tjera.

Një seri e ngjashme bisedimesh ishte organizuar vitin e kaluar nga Omani , një sulltanat në skajin lindor të Gadishullit Arabik që shërbeu për një kohë të gjatë si ndërmjetës midis Iranit dhe Perëndimit.

Këto bisedime përfundimisht u ndërprenë në qershor, ndërsa Izraeli nisi atë që u bë një luftë 12-ditore kundër Iranit, që pasoi me bombardimin e lokacioneve bërthamore iraniane nga SHBA-ja.

Presidenti reformist i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha të martën se i kishte udhëzuar ministrit të jashtëm të “ndjekë negociata të drejta dhe të barabarta” me SHBA-në.

Të Ngjashme