Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Irani gjuan me raketa Izraelin

Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se Irani ka kryer sulme me raketa drejt territorit të Izraelit.

Sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për të neutralizuar kërcënimin, ndërsa qytetarët janë udhëzuar të hyjnë menjëherë në zonat e mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në njoftim të mëtejshëm.

Dalja nga këto zona lejohet vetëm me udhëzime të qarta nga Komanda e Mbrojtjes Civile.

Gjithashtu, IDF kërkon minimizimin e lëvizjeve në hapësira publike dhe shmangien e tubimeve.