Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të fjalimit të Trump, në të cilin presidenti amerikan paralajmëroi se Irani duhet të bjerë dakord për një marrëveshje brenda dy deri në tre javësh ose do të përballet me sulme në të gjitha termocentralet e tij.
“Ne nuk do ta tolerojmë këtë cikël vicioz lufte, negociatash, armëpushimi dhe më pas përsëritjen e të njëjtit model”, tha Esmaeil Baghaei, duke e përshkruar konfliktin e vazhdueshëm si “katastrofik jo vetëm për Iranin, por për të gjithë rajonin dhe më gjerë”.
Baghaei tha se Irani do të vazhdojë të kundërsulmojë për aq kohë sa vazhdojnë sulmet SHBA-Izrael dhe riafirmoi se Teherani nuk i konsideron fqinjët e tij të Gjirit si armiq.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se jemi të vendosur të vazhdojmë marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë me të gjithë ata. Problemi është se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po shfrytëzojnë territoret e tyre për të kryer agresionin e tyre ushtarak kundër Iranit”, tha ai, citon Al Jazeera.
“Kjo është një luftë e padrejtë që i është imponuar popullit iranian. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kundërpërgjigjemi me forcë”, shtoi ai./teve1.info/
