Irani i paralajmëroi vendet evropiane të martën kundër bashkimit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, pasi Gjermania, Britania dhe Franca thanë se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse” për të shkatërruar aftësitë e Iranit për lëshimin e raketave.
“Do të ishte një akt lufte. Çdo akt i tillë kundër Iranit do të konsiderohej si bashkëpunim me agresorët. Do të konsiderohej si një akt lufte kundër Iranit”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqaei në një konferencë për shtyp kur u pyet për deklaratën.
Irani sulmoj të hënën një bazë britanike në ishullin e Qiprosë, vend i Bashkimit Evropian.
Zyrtarët qipriotë thonë se Franca do të dërgojë një anije luftarake në Qipro për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër dronëve të vendit, pasi një dron Rashed goditi një bazë ushtarake britanike në ishullin lindor të Mesdheut.
Zyrtarët konfirmuan të martën se Franca do të dërgojë gjithashtu në vend sisteme shtesë tokësore, anti-dronë dhe anti-raketash, raporton AP.
Gjermania iu përgjigj gjithashtu pozitivisht një kërkese për të dërguar një anije luftarake, sipas tre zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti sepse nuk u lejohej të jepnin detaje publikisht.
Pajisjet do të mbërrijnë në Qipro sa më shpejt të jetë e mundur, thanë ata.
