Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Irani shënjestron rezidencën e Netanyahut me raketa balistike

Raketa balistike iraniane shënjestruan rezidencën private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare dhe një termocentral në Hadera sot.

Jerusalem Post dhe Times of Israel raportuan se asnjë raketë e vetme nuk qëlluan, duke sugjeruar se të gjitha u rrëzuan.

Alarm i Kuq Tzofar lëshoi një alarm për raketa balistike pak pas orës 3 pasdite, raporton KosovaPress.

Kujtojmë se konflikti midis Izraelit dhe Iranit është tani në ditën e tretë pasi Izraeli nisi sulme ndaj Iranit për të shkatërruar programin e tij bërthamor.

Irani u hakmor me sulme ndaj Izraelit, duke vrarë dhjetëra njerëz nga të dyja palët.