Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Irani: Sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, i barabartë me numrin e bombave të hedhura nga SHBA

Irani ka deklaruar se sulmi me raketa të hënën mbrëma ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar ishte proporcional në numër me bombat që Shtetet e Bashkuara hodhën mbi objektet bërthamore iraniane gjatë fundjavës, duke sinjalizuar një dëshirë të mundshme për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon.

Njoftimi u bë publik përmes një deklarate zyrtare nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit, pas sulmit që, sipas autoriteteve të Katarit, nuk shkaktoi viktima apo të lënduar, raportoi agjencia AP.

Irani shtoi se bazën e zgjodhi qëllimisht si objektiv, pasi ndodhet jashtë zonave të populluara, për të shmangur viktima civile dhe për të dërguar një mesazh të kontrolluar.

Tags: