Lajme

Irani thotë se janë shkëmbyer propozime “shumë konstruktive” në bisedimet me SHBA-në

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se delegatët nga vendi dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer propozime “shumë konstruktive” deri më tani në raundin e tretë të bisedimeve bërthamore në Gjenevë.

Bisedimet janë ndërprerë për pak kohë dhe pritet të vazhdojnë më vonë të enjten, pasi “të dy delegacionet duhej të zhvillonin konsultime me kryeqytetet e tyre përkatëse”, shtoi zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghaei.

Ai tha se ata diskutuan propozimet në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe lehtësimin e sanksioneve, por nuk dha detaje, raporton Associated Press.

Bisedimet indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit në qytetin zviceran përfshinë ministrin e jashtëm të Omanit dhe kreun e Agjencisë Ndërkombëtare Atomike, organit mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara.

Kjo po shihet si një shans i fundit për diplomacinë, ndërsa SHBA-ja kanë mbledhur një flotë avionësh dhe anijesh luftarake në Lindjen e Mesme për të ushtruar presion mbi Teheranin për një marrëveshje.

Të Ngjashme