Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ironizon Driton Tali: Trump po flet pa koordinim me Grenellin për Kosovën

 
   

Ish-këshilltari politik Driton Tali ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke vënë në dyshim nëse çështja e Kosovës dhe Serbisë është përmendur realisht në takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Apet Trampi e përmendi Kosovën e Serbinë në këtë takim? Me vet Grenellin qysh e përmendi – a për para pesë vitesh, a tash së fundmi?”, ka shkruar Tali, duke aluduar në mungesën e koherencës dhe qartësisë në deklaratat e Trumpit dhe ish-emisarit të tij për dialogun, Richard Grenell.

Sipas Talit, duket se Trump ka dalë jashtë kontrollit të Grenellit dhe po vepron pa koordinim.

“Po flet pa marrë leje hiç prej tij,” ironizon ai, duke sugjeruar se tashmë nuk ka më një linjë të përbashkët mes dy figurave në lidhje me çështjet e Ballkanit.