Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka reaguar ashpër për situatën brenda partisë, duke thënë se LDK-ja ka nevojë urgjente për ndryshim dhe unifikim.
Ai ka akuzuar një grup brenda LDK-së, të cilin e cilëson si “mashtrues, sorosistë dhe humbës të tri palë zgjedhjeve”, se po e bllokojnë reformimin e partisë dhe po shërbejnë për interesa të partive të tjera.
Grainca ka deklaruar se LDK-ja “nuk mund të dorëzohet para krimit”, ndërsa ka përdorur gjuhë të ashpër edhe ndaj komentuesve me profile false në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
LDK-ja ka nevojë urgjente të ndryshojë dhe të unifikohet. Grupi i mashtruesve, sorosistëve dhe humbësve të tri palë zgjedhjeve, si dhe shërbëtorët e partive të tjera brenda LDK-së, po e bllokojnë ndryshimin. LDK-ja nuk mund të dorëzohet para krimit.
Ndërsa ju horrat , që shani apo komentoni ketu me profile false, e dini shumë mirë se çfarë “selami” ju dërgoj unë….

