Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-hetuesi nga Beogradi, zbuloi se si i kishte mbuluar krimet e luftës që ai pretendon se ishin nga serbët në Kosovë

Avokati i Radovan Karaxhiqit, Goran Petronijeviq, ishte gjykatës hetues në Kosovë në vitin 1998, kurse në emisionin “Qirilica” në televizionin serb Happy, zbuloi sesi kishte mbuluar krimet e luftës që ai pretendon se ishin nga serbët, për të parandaluar bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

Petronijeviqit i ishte ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë sepse konsiderohej si kërcënim për sigurinë, por së fundmi ai ndalim u hoq dhe vizitoi Banja Llukën rreth 10 ditë më parë.

Në emisionin e Millomir Mariqit, gazetarit të Aleksandar Vuçiqit, ai ka folur për periudhën kur ishte në Kosovë, para bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

“Nuk mund të harroj një hetim të veçantë në të cilin isha, ku disa pjesëtarë të UÇK-së dhe njerëz që ndihmuan në transferimin e armëve u vranë në një pritë, ku unë shkova përreth zonës, nga frika se nuk kishte mbetur asnjë gjurmë që mund të komprometoj të gjithë operacionin, në një moment unë ekzaminoj të gjitha kufomat, thërras inspektorin që ta bëjmë së bashku dhe gjithçka është në rregull, por ra një granatë dhe hetimi u ndërpre. Më vonë shkova përsëri atje për të ekzaminuar të njëjtat kufoma dhe gjeta një kryq të gdhendur në ballë të kufomës shqiptare, i cili nuk ishte aty më herët, kështu që dikush e bëri këtë ndërkohë, askush nuk mund ta bënte këtë, përveç njërit prej nesh, të cilit iu dha kjo detyrë. Atë moment nuk kisha asnjë dyshim se me siguri do të na bombardonin dhe do të gjenin një arsye”, tha ai.

“Kemi arritur ta maskojmë pak në baltë që të mos shihet kryqi i gdhendur në ballin e tij”, duke pranuar kështu Petronijeviq se kishte mbuluar krimet serbe në Kosovë.