
Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka reaguar pas debatit mbi deklaratat e ministres Donika Gërvalla, duke thënë se ajo është akuzuar padrejtësisht si “anti-UÇK”.
Sipas tij, qëndrimet e saj janë mbështetur në dosjet e vetë LDK-së për krimet e pasluftës, të cilat kjo parti i ka përdorur për konsum politik, por pa i hetuar kurrë seriozisht.
Hoxha tha se mosmbështetja e Gërvallës nga disa struktura të LDK-së lidhet me frikën e tyre se ekspozimi i këtyre dosjeve nxjerr në pah hipokrizinë dhe përfitimet e brendshme politike të partisë.
Ai theksoi se Gërvalla ka qenë e angazhuar mbi 20 vjet për zbardhjen e krimeve të pasluftës, ndërsa vetë ka mohuar të ketë qenë dëshmitare në Gjykatën Speciale.
Shkrimi pa ndërhyrje i Hoxhës:
Reagim lidhur me deklaratat e znj. Donika Gërvalla
Zonja Gërvalla, me të drejtë apo jo, është ballafaquar me akuza se ka folur kundër UÇK-së. Por e vërteta është se ajo gjithmonë është mbështetur në dosjet dhe materialet e vetë LDK-së, të cilat përmbanin emra dhe supozime për krimet e pasluftës. Nëse këto janë përmendur prej saj, ato nuk janë shpikje personale, por dokumente që për një kohë të gjatë janë përdorur nga vetë LDK për konsum politik.
E rëndësishme është të theksohet se LDK kurrë nuk ka pasur vullnet real për t’i hetuar seriozisht ato vrasje paslufte. Përkundrazi, shpesh ka përfituar politikisht duke e luajtur rolin e viktimës, ndërkohë që asnjëherë nuk i ka çuar deri në fund ato çështje, edhe pse ka pasur mundësi.
Për këtë arsye, është e kuptueshme pse një pjesë e strukturave të LDK-së nuk e mbështesin znj. Gërvalla: sepse ekspozimi i këtyre dosjeve i nxjerr në pah edhe lojërat e tyre të brendshme, hipokrizinë, përfitimin personal dhe tradhtinë ndaj besimit të votuesve të ndershëm. Shumë prej tyre, siç është parë ndër vite, janë mjeshtër të “gjuajtjes së gurit dhe fshehjes së dorës”, duke i shfrytëzuar edhe tragjeditë kombëtare për interesa të ngushta politike.
Donika paska thën se u bashkuan me PDK-në dhe Listën Serbe kundër meje”, Gërvalla: Djali i Xhemajl Mustafës, nipi i Tahir Zemajt e dy komandantët e Koshares kanë pasur arsye të më votojnë .
Logjike që kan pas , por ata interesat i kam të lidhët në tjer kungja !!!
“Sa i përket LDK-së, unë nuk jam anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. LDK jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shumë arsye tjera ka pasur mundësi ta zhbllokojë Kuvendin. Imagjinoni, aty në kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës (Besian Mustafa), nipi i Tahir Zemajt (Armend Zemaj), dy komandantë të Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni….Këta katër u bënë bashkë me PDK-në edhe me Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës. Shqipe Selimi nuk ka votuar. Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje…”, tha Gërvalla.
Tutje ajo shtoi se nuk ka person në skenën publike të Kosovës, që është angazhuar më shumë se 20 vjet, më hapur dhe me kosto të lartë politike për zbardhjen e krimeve të pasluftës.
Deputetja Gërvalla ka mohuar se ka qenë dëshmitare në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, gjersa paralajmëroi edhe hapa ligjorë .
Në këtë prizëm, nuk është fjala se znj. Gërvalla është kundër UÇK-së në parim, por se ajo ka artikuluar publikisht atë që vetë LDK ka pasur në sirtarë, por nuk ka pasur kurrë guxim ta zbardhë. Pikërisht kjo është arsyeja pse ajo nuk gjen mbështetje nga njerëzit që kanë frikë nga e vërteta.