Lajme

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sërish  sërish sot në sallën e gjyqit.

Krasniqi në Gjykatën e Prishtinës do të  përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Ndërkohë,  Krasniqi është deklaruar i pafajshëm disa herë para trupit gjykues.

Të Ngjashme