Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën, ani pse e njëjta u zgjodh disa minuta pas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë, ndërkaq numërimi dhe shpallja e rezultatit nuk përbën çështje kushtetuese.
Ai tha se legjislatura e njëmbëdhjetë nuk konsiderohet e shpërndarë, por fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese.
Kjo është intervista e plotë e Hasanit me KosovaPress:Kuvendi zgjodhi Justina Shiroka-Pulën si presidente pas afatit 6 tetor? A është në përputhje me Kushtetutën zgjedhja e saj si presidente?
Hasani: Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese.
Hasani: Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese.
