Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ish-ministri meteor, e riktheu Dadën Razë”- Lladrovci i reagon Tahirit pasi tha se PDK e fiton Drenasin e jo kryetari aktual

 
   

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar deputetit të PDK’së, Abelard Tahirit, pasi ky i fundit tha se në Drenas, kandidati i PDK-së përkrahet me sy mbyllur. Ai madje tha se PDK-ja e ka fituar Drenasin, e jo kryetari aktual (Ramiz Lladrovci).

Lladrovci iu drejtua me një pyetje Tahirit, duke i thënë se “A përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”

“Sonte, ish Ministri meteor, e riktheu “Dadën Razë”, paska folë për zgjedhjet në Drenas. Vëmendje: Disa i përvetësojnë meritat e dikush i ka ato.

Vetëm një pyetje, ish Ministër, kur shkon në Selinë me logo, në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”, shkroi Lladrovci në Facebook