3
“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar familjari në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ish-polici, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Këtë për Klankosova.tv e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Zyrtarja për Komunikim, Qëndresa Fazliu, kishte bërë të ditur se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe.
Moneytizer Paragrafi 2

