Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë në Paris dënoi ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy me 5 vjet burg dhe, dhe tha se ai do të burgoset edhe nëse apelon, pasi e gjeti fajtor të enjten në gjyqin e tij për financim të supozuar të paligjshëm të fushatës nga Libia.

Gjykata e shpalli Sarkozin fajtor për bashkëpunim kriminal në një komplot nga viti 2005 deri në vitin 2007 për të financuar fushatën e tij me fonde nga Libia në këmbim të favoreve diplomatike, raporton AP.

Por e liroi nga tre akuza të tjera – duke përfshirë korrupsionin pasiv, financimin e paligjshëm të fushatës dhe fshehjen e përvetësimit të fondeve publike.

Megjithatë, ai u lirua nga tre akuza të tjera, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e fondeve publike libiane dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore.

Gjykata gjithashtu shpalli fajtorë dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sarkozisë kur ai ishte president – ish-ministrat Claude Guéant dhe Brice Hortefeux – për bashkëpunim kriminal, por gjithashtu i liroi ata nga disa akuza të tjera.

Në vitin 2011, Sarkozy vendosi Francën në krye të sulmeve ajrore të NATO-s kundër trupave të Gaddafit, duke ndihmuar rebelët që rrëzuan regjimin, dhe Gaddafi u vra më pas në tetor të atij viti.