
Ish shefi i AKI-së, Burim Ramadani ka deklaruar se kriza aktuale parlamentare në Kosovë nuk është vetëm një çështje politike, por një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit.
Sipas tij, kjo bllokadë po ndikon negativisht në pesë fusha kyçe.
Postimi i plotë:
Kriza parlamentare në Kosovë nuk është vetëm çështje politike. Ajo po kërcënon sigurinë kombëtare, dobëson institucionet e shtetit, përkeqëson marrëdhëniet brenda-shoqërore dhe rrezikon rrugën përpara.
Janë të paktën këto pesë (5) fusha ku po ndikon kjo bllokadë parlamentare:
1. Dobësimi i institucioneve dhe bllokimi i reformave të domosdoshme
2. Destabiliteti politik
3. Humbja e besimit qytetar
4. Ndikimi negativ në integrimin euroatlantik
5. Dëme në ekonomi dhe investime.