Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-shefi i AKI-së: Vuçiqi në Moskë – mesazhi ruso-serb është kërcënim serioz për sigurinë rajonale

 
   

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Ramadanit, ky takim nuk është i rastësishëm, por bart një mesazh të qartë e të rrezikshëm për gjithë rajonin.

“Vuçiqi në Moskë përfaqëson bashkimin e një bote ruso-serbe që synon destabilizim. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale”, ka deklaruar Ramadani. Ai ka theksuar se të dy liderët, si Putini ashtu edhe Vuçiqi, janë autoritarë që kanë duart me gjak të popujve të pafajshëm.

Postimi i plotë:

Vuçiqi në Moskë, mesazhi i Botës Ruso-Serbe paraqet kërcënim për sigurinë rajonale.

Të dy, edhe Putini edhe Vuçiqi, janë jo vetëm autoritarë, por kanë duart me gjak të popujve të pafajshëm.

Historinë duan ta ndrrojnë me luftë propagandastike, ndërsa territoret t’i gllabërisin dhunshëm.

Putin dhe Vuçiq janë të njëjtë, dallon veç fuqia e tyre!

#Siguria #Ballkani #NATO