Përballja e parë pas daljes nga shtëpia mes Krusitës dhe opinionistit Arjan Konomi në studion e “Fan Club” është shoqëruar me tensione të forta dhe kritika të drejtpërdrejta.
Konomi nuk është përmbajtur aspak në analizën e tij, duke e cilësuar eksperiencën e këngëtares brenda formatit si inekzistente dhe të dështuar.
Me tone të ashpra, opinionisti i ka vënë në dukje Krusitës se ajo nuk arriti të linte asnjë gjurmë gjatë qëndrimit të saj, duke e akuzuar për pasivitet absolut.
“Tani e kuptova që ke qenë në Big Brother, sepse nuk më rezulton se ke jetuar aty. Nuk të kam parë aktive. Ke vajtur për të marrë frymë, asnjë lloj ekzistence. Ishe një zhgënjim total,” – deklaroi Arjani, duke e krahasuar lojën e saj të zbehtë me atë të Baby G.
Këngëtarja nuk e ka pranuar këtë etiketim, duke iu kundërpërgjigjur opinionistit: “Pra ti mendon se kush nuk lë nam, është zhgënjim? Nuk mund ta thuash.”
Përtej debatit për lojën, Krusita ka sqaruar përfundimisht edhe natyrën e marrëdhënies me Kristin, duke hedhur poshtë aludimet për romancë.
“Nuk e di çfarë ndjen në të vërtetë ai djalë për mua. Për Kristin kam një ndjesi shpirtërore; nuk kam pasur asnjëherë tërheqje fizike, por e vlerësoj shumë si njeri. Në ditët e vështira më dha komfort për të folur,” – u shpreh ajo, duke e mbyllur diskutimin me vlerësimin për mbështetjen e prindërve të saj.
