Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Ishte i parkuar, digjet një automjet në Velipojë, merr flakë dhe një tjetër ngjitur, dyshohet se…

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Velipojë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën nr. 9, Velipojë, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Related posts
Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë

Lajme

​Gërvalla takon homologun e saj nga Singapori, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve shtetërore

Lajme

Kryeprokurori i Hagës largohet nga ndjekja e Thaçit, vazhdon ndjekjen e Trumpit

Lajme

“Nuk më kujtohet si shkruhet H-ja e madhe e dorës”, teknologjia po largon edhe shqiptarët nga shkrimi me dorë