Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ishte me paramendim” – Ish-diplomati i ashpër pas prezantimit të Kosovës me fusnotë në Tiranë

 
   

Gjatë një konference rajonale të mbajtur në Tiranë, Kosova është prezantuar me fusnotë.

Ish-diplomati Agim Nesho e ka quajtur këtë jo vetëm një skandal diplomatik, por edhe një fyerje për dy shtete të një kombi të vetëm.

Ai shtoi se prezantimi me fusnotë nuk është rastësi, por duket diçka me paramendim.

“Është një skandal jo vetëm diplomatik, por edhe i dy shteteve të një kombi të vetëm.Duket se ka qenë e paramenduar”, tha ai për emisionin ‘Ora 7”.