Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka reaguar pas vrasjes së Faruk Isufajt nga Klina.
Në reagim thuhet se Isufaj ishte punëtor i devotëshëm si shofer i Njësisë Operative në Klinë.
Reagimi:
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. shpreh me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të punëtorit të saj të devotshëm, Faruk Isufaj, shofer i Njësisë Operative në Klinë.
Puna, përkushtimi dhe kontributi i tij në detyrë do të mbeten gjithmonë të vlerësuara dhe të paharruara.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
U prehtë në paqe.
Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
