Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

“Ishte topolake”, Taulant Stërmasi tregon si e njohu Luiza Gegën

Taulant Stërmasi, trajneri dhe bashkëshorti i kampiones dhe rekordmenes Luiza Gega, ka rrëfyer këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, historinë e njohjes së tyre.


Ai tha se ka qenë babai i vajzave që ai trajnon sot, ai që e ka prezantuar me Luizën vite më parë, kur ajo vinte nga Durrësi në Tiranë për tu stërvitur.

Stërmasi tha se Luzia kuer e ka njohur ai nuk ka qenë kjo vajza elegante, rekorddmene, e shpejtë që njohim sot, por ka qenë topolake.

Pjesë nga biseda:

Stërmasi: Ditën që ka patur ditëlindjen më ka ardh më është prezantuar me babain e vajzave, pasi babai i vajzave ka qenë trajneri i Luizës. Luiza do vinte me shkollë në Tiranë, dhe më thotë e kam mbesën time, është vajza e kunatës dhe është sportiste shumë e mirë. Në fakt nuk e kisha parë asnjëherë. Më thotë që ose e bën ti, ose kjo ka për ta lënë sportin. Dy vitet e para ishin shumë të ëvshtira.

Borakaj: Pse?

Stërmasi: Ishte mësuar të bënte 4 stërvitje në javë. Ne bënim 8, 9, 11. Regjimi i stërvitjes është me intensitet të lartë.

Borakaj: E dallove që në fillim që kishte talent?

Stërmasi: Liza ishte si topçe, ishte rrumbullak, me bark. Liza ishte 52 kilogram. Pra ajo është sportistja më e shpejtë në një kampionat Europian.