Aktuale

Ishte zhdukur një ditë më parë, gjendet e mbytur në kanal gruaja

Një e moshuar 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të hëne në fshatin Esakaj të Lushnjes.

Sipas policisë, e moshuara ishte larguar një ditë më parë nga banesa dhe është gjetur sot nga familjarët pa shenja jete në një kanal vaditës.

Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të Ngjashme