Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Islami kërkon hetim për keqinformimin e OJQ-së serbe

 
   

Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar një organizatës joqeveritare serbe, duke thënë se pa asnjë fakt dhe dëshmi, bën keqinformim të rrezikshëm që dëmton sigurinë dhe përhap frikë.

Sipas tij, komunikata e OJQ AKTIV, që pretendon për “ngacmime sistematike ndaj grave në veri të Kosovës” dhe “dështim institucional”, është një përpjekje e hapur për të krijuar konfuzion dhe për të diskredituar institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Kjo komunikatë nuk ofron asnjë fakt konkret, nuk referon asnjë rast të verifikuar nga organet kompetente, manipulon ndjeshmërinë sociale për të shtyrë një agjendë që nuk ka të bëjë me të vërtetën, por me keqinformimin. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe aktive në veri, duke garantuar rendin dhe mbrojtjen për të gjithë qytetarët pa dallim.

Akuzat e paargumentuara kundër saj, të maskuara si “brengë qytetare”, janë në funksion të narrativave që synojnë ta paraqesin shtetin si të paaftë – një qasje që në thelb i shërben vetëm strukturave që nuk e duan ligjin, rendin dhe pavarësinë e Kosovës. Ftoj mediat, qytetarët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që të mos bien pre e këtij diskursi të manipuluar dhe të pambështetur, dhe të mbështesin përpjekjet për siguri dhe drejtësi të bazuara në fakte, jo në sensacionalizëm të fabrikuar”, ka shkruar ai.