
Kryetari i Drenasit dhe kandidati për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit se materiali i autoincizimit po shqyrtohet nga Prokuroria.
Ai këtë lajm e konsideron të mirë, gjersa thotë se pret të publikohen edhe incizmet të tjera që të zbulohet e vërteta për autorët dhe qëllimet e këtyre incizimeve.
“Lajmi se po shqyrtohet materiali i audio incizimit nga Prokuroria, është lajm i mirë
E mirëpres këtë veprim, sepse kam kërkuar prej kohësh të bëhet hetim për audio incizimet nga një burim në Drenas dhe për këtë çështje, pas denoncimit tim, Policia e Kosovës kanë mbajtur shënim zyrtar prej kohësh.
Po pres të publikohen edhe incizime të tjera që të zbulohet e vërteta, për autorët dhe qëllimet e këtyre incizimeve.
Shumë njerëz më kanë njoftuar se uzurpatorët e thonë me zë dhe ua emitonin shkurt në vesh incizimet kundër meje me pretendimet se “unë nuk guxoj t’i prek”, sepse mund t’i publikojnë ato”, shkruan Lladrovci.
Ai madje jep detaje e ku duhet të orientohen hetimet.
“Audio incizimi i publikuar ditë më parë, është i prerë, i ripunuar dhe është regjistruar më 29 maj 2023, pas orës 17:00, në Hotel “Emerald”, në Restoranin e Katit të pestë.
Hetimet duhet të orientohet në këtë kohë dhe në këtë vend, ku të pranishëm kemi qenë Unë, Bekim Lestrani, Hamit Kastrati, Labinot Halilaj, Malësore Cakiqi dhe autori i audio incizimit, Arigon Sinani.
Shantazhi dhe elementet tjera, si dhe distanca kohore e bën vepër penale.
Publikimi i audio incizimit të gjymtuar, ka për qëllim shantazhin në pikun e fushatës – dëmtim të imazhit, të reputacionit dhe devijimin e vullnetit qytetar në procesin zgjedhor.
Jam në proces të kallzimit penal edhe për shkaktarët e vonesave për rastin e uzurpimit, ndërsa lidhur me audio incizimet e gjymtuara dhe shantazhet, pres nga organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre.
Besoj në drejtësi!”, ka përfunduar Lladrovci.