Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi sot në mbrëmje se do të nisin sulme ajrore ndaj grupit Houthi në Jemen, të ngjashme me sulmet e kohëve të fundit kundër Iranit.

“Jemeni do të trajtohet si Teherani. Pas goditjes së kokës së gjarprit në Teheran, do t’i godasim edhe Houthit në Jemen”, shkroi Katz në “X”, transmeton Anadolu.

“Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit, ajo dorë do të pritet”, shtoi ai.

Kërcënimi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite tha se Forcat e saj Ajrore kishin pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi mbi kërcënimin izraelit.