Lajme

Izraeli liron 80 të burgosur palestinezë, një pjesë dërgohen në spital me shenja torture

Ushtria izraelite ka liruar të enjten rreth 80 të burgosur palestinezë nga Rripi i Gazës, kanë njoftuar burimet lokale.

Burime mjekësore thanë se të paktën 10 prej tyre ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe pas lirimit u shtruan në spitalin e Martirëve Al-Aksa në qytetin qendror, Deir al-Balah.

“Një nga të arrestuarit e liruar është në gjendje shumë kritike dhe i paaftë për të lëvizur, me trupin e tij me shenja të qarta torture,” tha ai për Anadolu.

Kurse njëri nga të liruarit, Fayez Ayoub ka folur për Al Jazeera mbi përjetimet që ai dhe të burgosurit e tjerë kanë pasur në burg.

“Format e abuzimit ishin të pafundme.

“Çdo javë na sulmonin dhe na rrihnin me shufra metalike. Na thyheshin gjoksi dhe shtylla kurrizore, gjunjët gjithashtu. Situata ishte e padurueshme – poshtërim i plotë. Nuk kishte ulur, nuk flinte, nuk kishte ushqim – asgjë.”

Nuk ka shifra të sakta për numrin e banorëve të Gazës të mbajtur nga Izraeli, por vlerësimet sugjerojnë se numri i tyre është në mijëra.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë afro 1,500 viktima, ka plagosur 3,700 të tjerë duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.

 



Të Ngjashme