Lajme

Izraeli raporton për dëme prej 2.5 miliardë nga lufta me Libanin

Izraeli ka raportuar dëme me vlerë 2.5 miliardë dollarë në luftën me grupin libanez Hezbollah.

Një raport i dorëzuar qeverisë nga Ze’ev Elkin, një ministër në Ministrin e Financave, tregoi se 2,900 ndërtesa u dëmtuan në Izraelin verior gjatë konfliktit që nga tetori 2023, sipas Radios së Ushtrisë së Izraelit të mërkurën.

Raporti zbuloi se 19% e ndërtesave të dëmtuara ishin shkaktuar nga aktiviteti ushtarak izraelit në rajon.

Sipas raportit, 67,500 izraelitë u evakuuan në Izraelin verior që nga shpërthimi i konfliktit, me vetëm 19,000 që deri më tani janë kthyer në shtëpitë e tyre, ka njoftuar agjencia e lajmeve Anadoly.

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi që nga 27 nëntori, duke i dhënë fund muajve të luftës ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që u përshkallëzua në një konflikt të plotë shtatorin e kaluar.

Autoritetet libaneze kanë raportuar më shumë se 1000 shkelje izraelite të armëpushimit, duke përfshirë vdekjen e të paktën 83 viktimave dhe plagosjen në 280.



Të Ngjashme