Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli shpall emergjencë kombëtare nga zjarri që la të lënduar mbi 30 persona

Zjarri i madh i ka përfshirë Izraelin, ku së paku 30 persona kanë pësuar lëndime.

Arsyet e zjarrit ende nuk dihet, por raportimet e para janë se nuk ka të bëjë me ndonjë sulm.

Zyra e kryeministrit izraelit tha se tre avionë nga Italia dhe Kroacia do të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve pranë Jerusalemit, të cilat janë përhapur me shpejtësi.

“Në këtë fazë është rënë dakord që tre avionë ‘Canadair’ nga Italia dhe Kroacia të mbërrijnë në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahut, pas një vlerësimi situate për të avancuar ndihmën ndërkombëtare, raporton Al Jazeera.

Është shpallur gjithashtu një emergjencë kombëtare dhe të gjitha ngjarjet kryesore të Ditës së Pavarësisë janë anuluar.