Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli sulmon televizionin iranian

Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit televiziv shtetëror të Iranit, thotë se është sulmuar nga Izraeli.

Kjo vjen pas kërcënimeve të bëra më herët sot nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror ishte “gati të zhdukej”.

Ndërsa, janë publikuar pamjet e ekranit nga momenti kur mbeturinat ranë në studio dhe prezantuesi u largua nga kamera .

Megjithatë, televizioni shtetëror iranian është rikthyer në transmetime të drejtpërdrejta pasi u ndërpre për disa minuta pas sulmit të Izraelit.

Transmetuesi thotë në tekstin që shfaqet në ekran se të gjitha programet e tij “po rifillojnë drejtpërdrejt pa asnjë ndërprerje”.