
Katër gazetarë palestinezë u vranë të enjten në një sulm vdekjeprurës izraelit në qytetin e Gazës, tha një burim mjekësor për Anadolu.
Burimi i identifikoi viktimat si Sulaiman Hajjaj, Ismail Badah, Samir Al-Rifa’i dhe Ahmed Qalaja.
Dy të parët punonin për kanalin Palestine Today, dhe u vranë brenda spitalit, njoftoi Al Jazeera.
Disa gazetarë të tjerë u plagosën në sulm.
Burimi tha se gazetarët humbën jetën kur një dron izraelit goditi ambientet e Spitalit Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës.
Ndërkohë, sulmet izraelite kanë lënë të vrarë të paktën edhe 23 persona të enjen.
Shtetet e Bashkuara vendosën veto të mërkurën ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza.
Fushata ushtarake e Izraelit që nga tetori i vitit 2023 ka vrarë më shumë se 54,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.