Lajme

Ja kur synon Haga të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi

Gjykata Speciale në Hagë, përmes një dokumenti të publikuar në faqen e saj zyrtare, ka bërë të ditur se synon që deri më 14 shtator të përfundojë fazën e deklaratave përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu.

Sipas kalendarit të publikuar nga gjykata, deklaratat përmbyllëse të palëve pritet të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator, duke shënuar një nga fazat e fundit të këtij procesi gjyqësor.

Megjithatë, dinamika e procedurës do të varet edhe nga zhvillimi i dëshmisë së Bashkim Smakajt, e cila është caktuar të mbahet më 17, 18 dhe 19 gusht. Nëse dëshmia përfundon sipas planifikimit aktual, atëherë gjykata synon të vazhdojë me deklaratat përmbyllëse në afatet e parashikuara.

Rasti në fjalë po ndiqet me interes të madh publik, pasi përfshin figura të njohura politike dhe institucionale të Kosovës, ndërsa përfundimi i deklaratave përmbyllëse do t’i hapë rrugë fazës së vendimmarrjes së trupit gjykues.

Të Ngjashme