Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ja sa para do të fitojnë nënat lehona nëse qeverisjen e merr Albin Kurti

 

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një premtim të ri në kuadër të fushatës zgjedhore, që lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e nënave lehona.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai ka deklaruar se nëse pas zgjedhjeve të 28 nëntorit qeverisjen e merr sërish Lëvizja Vetëvendosje, nënat lehona do të përfitojnë nga 500 euro në muaj nga shteti për një periudhë prej 6 muajsh.

Sipas këtij premtimi, secila nënë lehona do të përfitojë gjithsej 3 mijë euro, si ndihmë financiare për muajt e parë pas lindjes së fëmijës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky zotim është pritur me interes të madh nga qytetarët, veçanërisht nga familjet e reja, duke u konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies sociale dhe mbështetjes së nënës dhe fëmijës.