Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ja se si ndikon parfumi në stilin dhe energjinë tuaj

Aroma që mbart mund të ndryshoj mënyrën si ndihesh, si ecën dhe si të perceptojnë të tjerët.

Një parfum i zgjedhur mirë nuk është thjesht një detaj, por pjesë e stilit tënd të përditshëm, të jep vetëbesim, të përmirëson humorin dhe të qetëson edhe në ditët më të ngarkuara. Për shumë njerëz, parfumi është një nënshkrim i padukshëm, një mënyrë për të lënë gjurmë pa thënë asnjë fjalë.

Aromat e ngrohta dhe intensive lidhen me forcë dhe vendosmëri, ndërsa atome nota lulesh apo agrumesh sjellin freski dhe energji pozitive.

Ajo që e bën një aromë vërtet të veçantë është se si bashkohet me personalitetin tënd dhe ritmin e ditës.

Parfumi nuk është vetëm erë e këndshme, por pjesë e identitetit: si prezantohesh, si dëshiron të ndihesh dhe si do të të kujtojnë. Çdo aromë ka historinë e vet dhe mund të bëhet pjesë e përditshmërisë tënde, sepse parfumi që zgjedh është emocioni që mban me vete gjatë gjithë ditës.

Si ndikon parfumi në humor dhe vetëbesim?

Trupi reagon shpejt ndaj aromave. Një erë e dashur mund të të qetësoj, të të rikthejë një kujtim të bukur ose të të japë më shumë siguri.

Për vetëbesim: aroma me nota druri, qelibar, piper, temjan krijojnë ndjesi force dhe qëndrueshmërie – perfekte për takime pune, prezantime dhe evente formale.

Për energji: agrumet (limon, portokall, bergamot) dhe notat e freskëta japin ndjesinë e fillimit të ri, ideale për mëngjes dhe ditë të lodhshme.

Për qetësi: vanilja, tonka, nota kremoze e të buta japin ndjesi ngrohtësie dhe afërsie, të përshtatshme për mbrëmje ose momente intime.

Si ta zgjedhësh parfumin sipas stilit tënd?

Sipas personalitetit

Energjik/e dhe spontan/e: aroma me agrume, fruta, nuanca të freskëta deti ose jeshile janë të lehta por shumë dinamike.

I/e qetë dhe e rezervuar: lule të buta (jasemin, trëndafil i lehtë, livando) dhe kombinime me vanilje e nota druri për një profil elegant dhe të butë.

Ekstravert/e dhe i/e guximshme: parfume orientale, të erëzuara, me piper, kanellë janë aroma që nuk kalojnë pa u vënë re.

Sipas rastit

Është praktike të kesh të paktën 2–3 parfume:

Për përditshmëri: të freskëta, të pastra, jo shumë të rënda,

Për mbrëmje/evente: më të thella, më intensive, me projeksion më të fortë,

Për momente personale: aroma të buta, sensuale, që lidhen me një kujtim ose person.

Sipas stinës

Pranverë / verë: agrume, lule të lehta, aroma ujore dhe të freskëta,

Vjeshtë / dimër: nota druri, vanilje, qelibar dhe erëza, që qëndrojnë më mirë në temperatura të ulëta.

Llojet kryesore të parfumeve

Dallimi midis llojeve lidhet me përqendrimin e vajrave aromatikë:

Parfum: më i përqendruar dhe më intensiv, mjaftojnë pak pika dhe zgjat gjatë gjithë ditës,

Eau de parfum (EDP): balancë mes intensitetit dhe përdorimit të përditshëm, zgjat mirë paqenë shumë i rëndë,

Eau de toilette (EDT): më i lehtë dhe i freskët, ideal për ditë dhe për ata që nuk duan aromëshumë të fortë,

Body mist / spray trupi: shumë i lehtë, për rifreskim disa herë gjatë ditës.

T’i njohësh këto dallime të ndihmon të zgjedhësh aromën që i përshtatet ritmit tënd: nëse do diçka që mban gjatë gjithë ditës apo një aromë të lehtë që mund ta rinovosh sa herë të duash.