Horoskopi

Ja shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill

12.Peshore
Nuk e meritojnë vendin e 12. Do të keni kujdes në karrierë, sa i përket ligjit. Futet Marsi në Peshore dhe bëhet antagonist si muaj. Do të çelet një dritë e bukur, por do tërheqin forca regresive mes tyre. Pastaj do të shkojë mirë, dashuria do të shkojë mirë pas datës 26. Ju hap mendjen, ju çliron energjinë.

11.Gaforrja
Janë me fat, por marrim nuancat e muajve. Kanë një katërkëndësh me planetet në Dash. Në çështje karriere, dominancash, luftë për mbijetesë do të jetë e fortë sa i përket mbijetesës së punës. Gaforret do ta kenë fatin e tyre. Një çështje familjare do të shkojë shumë mirë. Të gjitha gaforret do të shkojnë mirë, por Urani në Binjak nuk është shenjë e mirë për gaforret, por nuk është në pozicion të keq. Do të kenë një ndryshim pune, ëndrrash, psikologjie.

10.Peshqit
Në çështjet ekonomike do të ketë agresivitet, zhgënjim. Të bëjnë kujdes. Peshqit, me futjen e Uranit në Binjak, do të kenë ndryshim vendbanimi, do të ndryshojnë shtëpitë në këtë 7-vjeçar.

9.Akrepi
Do të keni një jetë të përditshme të furishme. Do të keni edhe debate, pasiguri; kujdes me makinat, me mjetet e komunikimit. Tendenca është drejt fitimit. Prilli do t’i japë zjarr, do të harxhojë; kujdes data 2 se bëheni melankolikë.

Në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, këtë të hënë, më 30 mars, astrologia Meri Shehu ndau me shikuesit lajmet e bukura për muajin Prill për secilën shenjë zodiake.

Astrologia tha se do të kemi lajme të bukura për Prillin, por edhe ndryshime të mëdha në aspektin planetar, pasi Urani në shenjën e Demit do të na çlirojë përfundimisht dhe do të kthehet në shenjën e Binjakëve.

“E fillojmë bukur Prillin me Afërditën që futet në shenjën e Demit, në shenjën e vet. Në datën 4 do të përballet me Plutonin ujor dhe do të përballemi me humbjet në ekonomi apo dashuri. Ata që nuk janë mësuar me humbje, atëherë data 4 do të jetë data e sprovës. Data 2 është fenomenale, pasi kemi Hënën e plotë në shenjën e Peshores.

Gjithë planetet janë në Dash, që do të takojnë edhe Neptunin dhe Saturnin në Dash. Do të kemi disa zhgënjime në mes të muajit, sepse kundërshtimet janë të forta në mes të muajit dhe do të përkojnë bukur me datën 17, që është Hëna e re”, tha Meri Shehu.

Të Ngjashme