Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jabllanoviq: Kam kërkuar takim me Kurtin, nuk më pranoi, kam këta dy dëshmitarë për këtë

Ish-ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Kurti se ai ka marrë 1 milion euro dhe banes për t’u tërhequr nga gara për kryetar komune në veri.

Analisti Blerim Gashi ka pyetur Jabllanoviqin se përse duhet t’iu besojmë juve dhe jo Kurtit marrë parasysh shkuarjes suaj në Serbi?

Jabllanoviq iu përgjigj duke thënë se nuk përjashtohet një marrëveshje politike por jo me para.

Analisti Nexhmedin Spahiu ka pyetur atë se gjatë kohës sa ka qenë kandidat a e ka thirrë kryeministri Kurti për t’u takuar?

“Ne kemi qenë të gatshëm që nga viti 2020 kur kemi kandiduar për herë të parë, për bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, nuk ka pasur asnjëherë pengesa nga partia ime që të bashkëpunojmë me qeverinë e Kosovës. Ne kemi tentuar përmes Zv. Kryeministres Rexhepi dhe ministrit Nenad Rashiq për të pasur takim me Kurtin por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur”, tha Jabllanoviq.

Ai tutje tha se pas ardhjes së barrikadave në veri nuk ka pasur vend për zgjedhje dhe për këtë jemi tërhequr.

“Edhe sot jemi të gashtëm për bashkëpunim me Kurtin”, tha Jabllanoviq.

Nexhmedin Spahiu tha se ka qenë gabim i Kurtit që nuk e ka thirrë në takim Jabllanoviqin. “Me pasë qenë edhe unë në vend të tij isha tërheq. Për mendimin tim ka qenë një gabim kardinal i kryeministrit”, tha Spahiu.