Ish-presidentja Atifete Jahjaga, me ftesë të admiral Stuart Munsch, komandant i Komandës të Forcave të Përbashkëta, mori sot pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në selinë e JFC në Napoli, Itali.
Ceremonia shënoi dorëzimin zyrtar të komandës nga admirali Munsch tek admirali George M. Wikoff nga Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton KosovaPress.
Së bashku me të ftuarit nga e gjithë bota, udhëheqës ushtarakë dhe partnerëve, vlerësuam udhëheqjen e admiralit Munsch dhe mirëpritëm admiral Wikoff në detyrën e tij të re, shkruan Jahjaga në Facebook.
Jahjaga shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

