Lajme

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Naim Jakaj nga IKD ka deklaruar se me nisjen e seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit ka filluar të rrjedhë edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.

Jakaj tha se në rast se brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e presidentit, atëherë Kuvendi i Kosovës shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Sipas tij, në një situatë të tillë, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ai tutje ka shtuar në RTV21, se ”Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet sot, pasi pas orës 00:00 përfundon afati ligjor”.

“Seanca ka filluar dhe me këtë ka nisur të rrjedhë afati prej 60 ditësh. Nëse brenda këtij afati nuk kemi president, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje, që mund të mbahen në muajin maj. Pastaj, brenda 45 ditësh organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, deklaroi Jakaj.

Të Ngjashme