Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jam bashkëveprimtar i Albinit”: ‘Nxehet’ debati mes Ramabajës dhe Haxhiut

Në një debat të ashpër Baton Haxhiu dhe analisti Sadri Ramabaja, u përplasën me akuza dhe fjalë jo fortë të buta ndaj njëri-tjetrit.

Debati u “nxe” kur Haxhiu shprehu pakënaqësinë e tij – në përspektivën e tij – ndaj “propogandës së njerëzve në studio televizive” dhe gënjeshtrave të cilat, sipas tij, ndikojnë negativisht në vendin tonë. 

“Ka shumë kohë që ti flet fjali që unë s’i komentoj. A e di pse s’i komentoj?! Për një arsye të vetme: se unë jam lodh me gënjeshtrat e njerëzve nëpër studio dhe propadanduesve të cilët e marrin në qafë këtë vend,” deklaroi Haxhiu.

Ramabaja, në kundërpërgjigje, akuzoi Haxhiun po ashtu për “propagandë” dhe “përdorjen e një aparature tërë për qëllime të tijat.” “Më shumë se ti që bën propagandë madje e ki një aparaturë të tërë,” tha Ramabaja duke reaguar ndaj akuzave të Haxhiut.

Në vazhdim të debatit, Haxhiu i tha Ramabajës të mos komentojë fjalët e tij. “Koha tregon kujt t’i japë të drejtë. Mos komento fjalitë e mia. Ki të drejtë të komentosh ose të thuash qëndrimet e tua përndryshe ka disa herë në studio që jam i edukuar dhe e marrë përsipër fjalinë kohën që vjen dhe vendimet që do vijnë dhe pasojat që do të vijnë. Por po të them; Kujdes mos e tepro se di me qenë që….,” deklaroi Haxhiu, duke lënë fjalën e papërfunduar.

Më tej ai theksoi se ai ka të drejtë ta kritikojë qeverinë për shkak se paguan taksa për të. “Unë kam të drejtë ta kritikojë Qeverinë për arsye se i paguaj taksat për të dhe ti nuk je ai që kritikën time ndaj qeverisë ta thuash se kjo është ‘marre’,”u shpreh Haxhiu.

Ramabaja pranoi fjalën dhe pohoi se e kishte përdorur në raport me kryeministrin, duke shtuar zemërimin e Haxhiut. “Pse çka je ti baba i kryeministrit, vëllai, çka je ti?” iu përgjigj Haxhiu.

Rambaja shtoi se ka qenë bashkëveprimtar i Albinit prej vitit 2010, duke shpëefaqur edhe njëherë tjetër afërsinë politike me kryeministrin Kurti.

“Unë jam bashkëveprimtar i Albinit prej 2010-es”, u shpreh Ramabaja.