Aktuale

“Jam marrë me trafik armësh sepse kam nevojë për para”- Zbardhet dëshmia e 46-vjeçarit të arrestuar: Si paradhënie mora 400 euro!

Urim Meta, 46-vjeçari i arrestuar në Tiranë me armë e kallëpe tritoli është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku gjatë dëshmisë së tij ka pranuar përfshirjen në aktivitetin kriminal të trafikimit të armëve.

Sipas burimeve nga hetimi, Meta ka deklaruar se u përfshi në këtë veprimtari për shkak të vështirësive ekonomike.

“Tani që më kapët e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se Urim Meta mund të jetë i përfshirë edhe në episode të tjera të trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe të kallepeve të tritolit.

Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të dyshuar që mund të jenë pjesë e këtij aktiviteti kriminal dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e grupit.

Të Ngjashme