Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

“Janë dallavergji, sesa pazargji”, për çka njihen llapjanët?

efundit

Qyteti i Podujevës është një nga qytetet që llogaritet si vend ku zhvillohet tregtia.

Por, duket se ata nuk janë shumë të besueshëm në tregti edhe nga vet bashkëqytetarët, shkruan Lajmi.net.

Një qytetar është shprehur se tregtarët nga Podujeva janë më shumë dallavergji sesa tregtar.

“Ma shumë janë dallavergji, sesa pazargji. Edhe këta që bëjnë be edhe aj kryeministri Kurti thojke pasha kuranin pom doket e fitum Llapin  po nuk e di, me fe jena ma përpara”, u shpreh ai.

Një qytetar tjetër i cili u pyet nga ekipi i Lajmi.net se për cka njihen si qytet e theksoi se, llapjanët njihen si tregtar.

“Podujeva ma shumë njihen për pazare me tregti”, tha ai.

Një tjetër qytetar i porosity bashkqytetarët që të mos betohen derisa të bëjnë tregti pasi nuk është mirë.

“E kanë të veçantë gjuhën e tregtisë, për me qenë më bindës por kjo nuk është e mirë”, tha ai. /Lajmi.net/