Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka publikuar së fundmi një këngë të re, e cila po shihet me shumë si një “thumbim” për ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezajin, se sa një krijim artistik.
Edhe pse në tekstin e tij nuk përmenden emra, ndjekësit kanë vënë re disa vargje që duken si referencë ndaj ndarjes së bujshme së tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaji.
“Janë thënë ç’a s’janë thënë, Por hiç s’i përfilli, Mes meje e teje, Dihet kush është thëngjilli”, thuhet në këngën e Besit, ndërsa më pas ai shprehet: “Kur të tjerëve i jep shpirtin, ata dun me ta pi gjakun; Ligësia e ca njerëzve as me djallin nuk krahasohet, se dhe djalli ofendohet”.
Në një tjetër pjesë të këngës, Besi duket se pranon se ka kaluar një fazë të vështirë personale: “U zhyta edhe n’vese, Po, po, e vërtetë, Por a m’pyeti njeri: O Bes, ç’a ke, pse nuk flet?”.
“E vërteta ka me dal vonët ose herët; Sot jam t’u paguajt borxhet që kam marrë për të tjerët; Kurrë nuk di arsyen dhe kurrë nuk e dita shkakun”, thotë Besi në këngën e tij.
Pavarësisht aludimeve, vetë Besi nuk ka konfirmuar se kënga është një dedikim për ish-bashkëshorten dhe nënën e dy fëmijëve të tij. Që prej divorcit nga Xhensila, ai nuk ka komentuar ndarjen, por shpesh disa deklarata të tij janë marrë si “diss-e” për ish-partneren.
Por pas divorcit, Besi gjeti sërish dashurinë. Ishte vetë ai i cili përmes disa fotove në rrjetet sociale konfirmoi se është në një romancë më një vajzë me emrin Ejona.





