Lajme

Javën e ardhshme hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Sipas njoftimit, mund të aplikojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç.

Afati i aplikimit do të jetë nga 2 deri më 27 mars. Të interesuarit mund të marrin më shumë informacione në uebfaqen zyrtare të ministrisë, ndërsa aplikimi bëhet online përmes platformës së rekrutimit.

Të Ngjashme