Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu, në emisionin Politiko ka folur për qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës së kaluar zgjedhore, duke theksuar se ajo qasje ka qenë e papranueshme dhe e dëmshme për diskursin politik në vend.
Sipas saj, qeverisja e viteve të kaluara ka qenë e mbushur me mangësi dhe është kritikuar vazhdimisht nga LDK.
“Qeverisja e viteve të kaluar ka qenë diçka që është kritikuar nga ne. Ne dëshirojmë t’i mbajmë përgjegjës për shumëçka që është humbur, dhe secili në fund e merr një faturë,” tha Lushtaku-Sadriu.
Ajo shtoi se LDK ka pasur kritika të forta ndaj VV-së për mënyrën e komunikimit në fushatën e shkurtit, të cilën e cilësoi si linçuese dhe fyese.
“LDK e ka kritikuar shumë VV-në për diskursin që e mbajtën gjatë kampanjës së shkurtit, duke linçuar, duke fyer,” theksoi ajo.

