Lajme

Jep dorëheqje një anëtar i Vetëvendosjes

 
   

Gëzim Haxhiu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Shtime dhe pjesë e Kuvendit të Komunës, ka dhënë dorëheqje nga partia.

Ai ka kaluar si anëtar i pavarur.

Në shenjë pakënaqësie me situatën brenda partisë, duke përmendur dështime të shumta, Haxhiu e bëri të ditur këtë vendim gjatë mbledhjes së 11-të të Kuvendit, që po mbahet sot.

Ndërkohë, raportohet për tensione në radhët e LVV-së në këtë komunë.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme