Lajme

Jeta Statovci: Vjosa Osmani do të mbahet mend si një presidente shumë e mirë

Deputetja Jeta Statovci ka vlerësuar lart punën e Presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar kontributin e saj në drejtimin e politikës së Kosovës gjatë pesë viteve të fundit.

Në një reagim publik, Statovci u shpreh se Osmani i dha një kahje të re politikës së vendit dhe u angazhua fuqishëm për forcimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke siguruar njohje dhe investime.

Ajo shtoi se Osmani do të mbahet mend si një presidente shumë e mirë, për përkushtimin ndaj demokracisë dhe lirisë, si dhe për bashkëpunimin e afërt që kanë pasur si në aspektin institucional, ashtu edhe personal.

Postimi i plotë:

Faleminderit për kontributin, Zonja Presidente.

Para pesë vitesh, Presidentja Osmani i dha një kahje të re politikës së Kosovës dhe një përkushtim të palodhshëm institucionit që përfaqëson shtetin tonë.

U prit në qendrat kryesore vendimmarrëse të botës demokratike dhe punoi për të sjellë njohje e investime për Kosovën.

Presidentja Osmani do mbahet mend si një Presidente shumë e mirë e Kosovës, sepse ajo e do vendin, dhe më shumë akoma, e do demokracinë dhe lirinë.

Kam pasur nderin e bashkëpunimit me Presidenten, jo vetëm si institucion, por edhe si një grua e fuqishme, si një mike.

Të Ngjashme