Jeton Mehmeti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Mehmeti për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në komunikatën për media.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi rëndësinë e angazhimit institucional në këtë dikaster, duke theksuar se zhvillimi ekonomik, përkrahja e bizneseve vendore dhe rritja e investimeve mbeten prioritet i qeverisë.
Në komunikatë po ashtu theksohet se pritet që Mehmeti të kontribuojë në avancimin e politikave që lidhen me ndërmarrësinë dhe inovacionin, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me sektorin privat, me qëllim të krijimit të një ambienti më të favorshëm për zhvillim ekonomik në vend.
