Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jeton Sopa reagon për etiketimet ndaj mërgimtarëve: “Diaspora u dha goditje fatale padronëve të tyre”

 
   

Analisti Jeton Sopa ka reaguar në Facebook pas debatit të krijuar rreth rezultateve të zgjedhjeve dhe rolit të diasporës në votim. Ai thotë se disa “analistë” po i etiketojnë dhe po i fyejnë mërgimtarët vetëm pse kalojnë transit nëpër Serbi, duke e lidhur këtë me pakënaqësinë e tyre ndaj rezultatit zgjedhor.

Në postimin e tij, Sopa shprehet se mllefi ndaj diasporës, sipas tij, vjen sepse “diaspora jonë e dashur me votë të lirë” u ka dhënë “goditje fatale” atyre që ai i quan “padronë” të tyre. Ai përmend gjithashtu edhe një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale, duke ngritur pyetje publike për standardet e dyfishta në etiketimet ndaj mërgimtarëve.

 

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Analistave të Klanit të prontos rezultati i zgjedhjeve përveç se ua ka terru sytë ua ka errësu edhe mendjen. Ata tash po i etiketoijnë e fyejnë mërgimtarët vetëm pse ata po i bijnë nëpër Serbi, krejt këtë mllef kundër mërgimtarëve ata e kanë sepse pikërisht diasp❤️ra jonë e dashur me votë të lirë ju dha goditje fatale padronëve të tyre.

Hibrida qe ku e keni fotografinë e t’birit Sami Lushtakut tu reklamu para parlamentit t’Serbisë , bile n’2017 pat shku në t’bujshëm n’midis Beogradit.
Tash more të mjerë a guxoni me e sha Mërgimin e me i thanë tradhtar qashtu qysh po ju thoni mërgimtarëve?

Nejse si të marrë që jeni ju menoni që Mërgimit ju kan tutë shkijet e s’kanë guxu me prek se e ka pas baben gjeneral të UÇK-së…!🤦